Në liqenin e Graçanicës u mbajt sot turneu i dytë përkujtimor i kushtuar Boban Marinkoviqit, punonjësit të Komunës së Graçanicës, i cili vdiq shumë herët. Një numër i madh i adhuruesve të këtij sporti u mblodhën për ta nderuar në këtë mënyrë mikun, kolegun dhe bashkëqytetarin e tyre.
Duke ruajtur kujtimin e Boban Marinkoviqit dhe hobin që ishte dashuria e tij e madhe – peshkimi, dhjetëra peshkatarë u mblodhën sot në liqenin e Graçanicës për një turne përkujtimor të organizuar këtë vit nga organizata joqeveritare CSD së bashku me 12 organizata të tjera joqeveritare si pjesë e programi “Vera kulturore – argëtuese 2024” .
Në emër të njërit prej organizatorëve, të pranishmit i përshëndeti Dejan Jevtiq, i cili u shpreh i kënaqur që turneu i sivjetshëm i peshkimit për nder të Boban Marinkoviqit mblodhi një numër dukshëm më të madh të peshkatarëve në krahasim me vitin e kaluar, gjë që, siç tha ai, është një tregues se ende jeton kujtesa për Bobanin.
“Boban ishte ndër peshkatarët më të mirë dhe një pjesë të madhe të kohës e kaloi në këtë liqen të Graçanicës dhe më vjen mirë që jemi të gjithë këtu sot në një numër të tillë sepse kjo tregon se nuk e kemi harruar dhe nuk do ta harrojmë Bobanin”, tha Jevtiq dhe e falënderoi familjen Marinkoviq për mbështetjen e tyre në organizimin e këtij turneu përkujtimor si dhe Shoqatën e Peshkatarëve “KRAPI”.
Ivan Nikolliq, në emër të CSD-së, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe premtoi se do të vazhdohet me këtë traditë edhe në të ardhmen.
Pas disa orësh garë, më të mirëve iu dorëzuan trofet dhe certifikatat mirënjohjeje:
Ljubisha Periqit për vendin e parë (4,150 gr), Nebojsha Jovanoviqit për vendin e dytë (3,770 gr) dhe Goran Joviqit për vendin e tretë (3,110 gr).
Përveç pjesëmarrësve u ndanë çertifikatat mirënjohjeje edhe individëve dhe institucioneve që kontribuan në organizimin e turneut. Në mesin e tyre është edhe Komunës së Graçanicës, e cila është sponsor i këtij turneu përkujtimor, ndërsa përfaqësuesve të Drejtorisë Komunale për Rini dhe Sport u ndanë mirënjohje.