Me rastin e festës së Fjetjes së Hyjlindëses, nesër në Graçanicë do të mbahet Panairi i parë i traditës dhe kulturës si dhe mbrëmja me valle dhe këngë tradicionale.
Siç bëhet e ditur nga Organizata turistike e Graçanicës, Panairi i parë i traditës dhe kulturës do të mbahet para objektit të Komunës së Graçanicës në Zonjën e Madhe më 28.08.2024 duke filluar nga ora 16:00.
Qëllimi i organizatorëve është ta prezantojnë veçantinë dhe pasurinë, cilësinë dhe shumëllojshmërinë e produkteve vendase dhe tradicionale përmes bashkimit të traditës, kulturës dhe gastronomisë autentike.
Në kuadër të Panairit të traditës dhe kulturës do të mbahet Panairi i 6-të ndërkomunal i mjaltit, i organizuar nga UP Nukleus nga Graçanica.
Organizata turistike e Graçanicës e organizon panairin në kuadër të programit “Ditët e Graçanicës 2024 – Vera argëtuese e kulturore 2024” në bashkëpunim me 12 organizata dhe shoqata. Panairi u përkrah nga Komuna e Graçanicës, CDF-ja dhe USAID-i.