Drejtori i Drejtorisë për Rini dhe Sport, Dushan Cvejiq, ua ka shpërndarë çantat me mjete shkollore fëmijëve në ndërtesat banesore në vendbanimin Padallishtë në Graçanicë.
Janë shpërndarë gjithsej 15 çanta me mjetet më elementare shkollore për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e tetë.
Drejtori Cvejiq ua uroi fillimin e vitit të ri shkollor me dëshirën që ai t’u sjellë shumë suksese, miqësi të reja dhe njohuri.
Ai theksoi se Komuna e Graçanicës kujdeset për më të rinjtë dhe se këtë e vërteton shpërndarja e sivjetshme e çantave dhe mjeteve shkollore.
Komuna e Graçanicës së fundmi i ka ndihmuar edhe fëmijët në objektet e banimit në Suhadoll, si dhe fëmijët e punëtorëve të NKP “Ekologjia”.