Të hënën më 23.09.2024, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës në Graçanicë mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Për mbledhjen është paraparë rendi i mëposhtëm i ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e rregullt, e mbajtur më datën 03.09.2024.
- Informata për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës.
- Paraqitja e problemeve të komuniteteve nga ana e anëtarëve të Komitetit për Komunitete.
- Shqyrtimi i buxhetit për vitin 2025.
- Informata nga Drejtoria e Urbanizmit, me kërkesë të anëtarëve të Komitetit.
- Informata për fillimin e Vitit të ri shkollor.
- Të ndryshme.