Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e Komitetit për Komunitete.
Kryesuesii Aziz Karadollami ua prezantoi anëtarëve të komitetit rendin e ditës dhe më pas u miratua procesverbali i mbledhjes së shtatë të rregullt të mbajtur në fund të shtatorit të këtij viti.
Më pas është diskutuar për gjendjen e sigurisë, për të cilën foli komandanti i Stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, i cili ndër të tjera ka dhënë informacione për sulmin ndaj çiftit të martuar Dragan dhe Dushanka Alleksiq në Graçanicë.
“Mund të them se personi ka qenë i maskuar, se gjatë sulmit nuk ka shqiptuar asnjë fjalë, por i ka kërkuar parat me gestikulime dhe i ka rrahur njerëzit. Me këtë rast merret Hetimi rajonal me ndihmën tonë. Ka progres në hetim, kemi informacione të caktuara, jemi duke punuar në të dhe mendoj se rasti do të zgjidhet”, tha Trajkoviq.
Trajkoviq tha se në muajin e kaluar ka pasur dy raste të dhunës në familje, se dy persona janë ndaluar dhe se njërit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj.
“Ka pasur edhe dy përleshje, rasti është duke ecur sipas procedurës së rregullt, në paraburgim kanë qenë katër persona. Ne kemi numrin më të madh të rasteve të vjedhjeve në autostradë, tetë persona janë ndaluar. Kanë ndodhur 14 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 212 gjoba”, tha Trajkoviq, i cili e cilësoi gjendjen e sigurisë të kënaqshme, krahasuar me rajonet tjera.
Më pas anëtarët e komitetit diskutuan për situatën në komunitetet e tyre, pas së cilës mbledhja përfundoi.