Në Qendrën diagnostiko-laboratorike në Graçanicë sot u realizua fushata e ekzaminimeve falas të gjirit, me rastin e muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.
Aksioni, i cili është organizuar me qëllim të parandalimit të sëmundjes dhe promovimit të shëndetit, është organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Graçanicës. Aksionin e vizitoi drejtoresha Zorica Milliq, e cila tha se është e kënaqur me interesimin e grave për këto ekzaminime parandaluese.
“Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen, gjë që tregon rëndësinë e organizimit të aksioneve të tilla. I bëj thirrje grave që rregullisht t´i kryejnë ekzaminimet e tilla, jo vetëm kur organizohen aksionet në fjalë, sepse parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje, si dhe i çdo sëmundjeje tjetër, janë të një rëndësie kyçe për rezultat pozitiv të trajtimit”, tha Milliq dhe paralajmëroi vazhdimësinë e organizimit të aksioneve falas të ekzaminimeve parandaluese.
Fushata e ekzaminimit falas të gjirit ka filluar sot në mëngjes në orën 09:00 në Qendrën diagnostiko-laboratorike, ndërsa ekzaminimet ekografike i ka kryer doktoresha e radiologjisë, Mirjana Todoroviq.