Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, dorëzoi 50 kontrata për punë praktike për të rinjtë nga territori i qeverisjes lokale.
Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës është organizuar ceremonia e ndarjes së kontratave për punë praktike tremujore me pagesë në fusha të ndryshme.
Kryetarja Shubariq u uroi shumë suksese praktikantëve të rinj, si gjatë punës punës praktike ashtu edhe në avancimin e tyre të ardhshëm.
“Ky program i punës praktike do t’ju sjellë përvojë të re, njohuri të reja dhe miq të rinj, të gjitha këto do të kenë një rëndësi të madhe për ju në avancimin dhe të ardhmen tuaj të mëtejshme. Komuna është këtu për t’ju ofruar ndihmë dhe mbështetje, sepse ju jeni shpresa dhe e ardhmja jonë”, tha kryetarja me rastin e dorëzimit të kontratës.
50 të rinjve nga territori i Komunës së Graçanicës të cilët i plotësuan kushtet e konkursit të shpallur nga UNICEF-i, me partnerë nën patronazhin e Generation Unlimited (K-GenU) Kosova, u shpërblyen me kontrata për punë praktike me pagesë, me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe fitimit të përvojës së punës.
Në mesin e këtij viti, të njëjtin program të punës praktike e përfunduan me sukses edhe nga 50 të rinj nga territori i Komunës së Graçanicës.