Panairi i pesëmbëdhjetë ndërkombëtar i turizmit dhe turizmit rural u mbajt fundjavën e kaluar në Kragujevc, ndërsa Panairin e vizitoi delegacioni nga Komuna e Graçanicës, i udhëhequr nga drejtori i Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari, Nebojsha Nikolliq.
Me qëllim të prezantimit të ofertës turistike të Serbisë dhe vendeve të rajonit, ky panair në Kragujevc i mblodhi të gjithë aktorët e industrisë së turizmit – organizatat turistike kombëtare, rajonale dhe lokale, agjencitë turistike, hotelierët, qendrat malore, qendrat e banjës, ekonomitë familjare turistike rurale dhe fermat bujqësore, kantinat e verës dhe distileritë.
Vizita e sivjetme e drejtorit të Drejtorisë Komunale për Bujqësi, Nebosha Nikolliq dhe delegacionit të Komunës së Graçanicës në Panairin e turizmit dhe turizmit rural kishte karakter informues në mënyrë që përmes bisedës me organizatorët e Panairit dhe përfaqësuesit e qytetit të Kragujevcit të organizohet edhe pjesëmarrja aktive e Komunës së Graçanicës vitin e ardhshëm.
Gjatë qëndrimit në Kragujevc, drejtori Nikolliq u takua me nënkryetarin e Kragujevcit, Dejan Ruzhiq, si dhe me drejtorin e Panairit të Shumadisë, Marko Vujnoviq.
Kjo ishte edhe një mundësi për një takim të përfaqësuesve të Komunës së Graçanicës dhe Organizatës turistike të Serbisë.
Për vizitorët dhe ekspozuesit u organizua një program i pasur dhe i larmishëm profesional dhe argëtues me përmbajtje profesionale dhe punëtori.
Gjatë tre ditëve të panairit, juria e ekspertëve zgjodhi ekspozuesit më të suksesshëm, ndërsa në ditën e fundit të panairit u ndanë çmimet në këto kategori: promovimi më i suksesshëm, hapësira ekspozuese më e organizuar dhe materiali më i mirë promovues.
Në kuadër të Panairit ndërkombëtar të turizmit dhe turizmit rural u mbajt edhe Panairi dimëror.