Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, edhe këtë vit do të vazhdojë me praktikën e pritjes së qytetarëve që duhet të vijnë për të biseduar për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Kryetarja Shubariq edha sot ka biseduar me rreth dhjetëra qytetarë, të cilët kanë pasur rastin t’i shprehin problemet, propozimet, sugjerimet e tyre në një bisedë të drejtpërdrejtë…
“Komunikimi i drejtpërdrejtë me bashkëqytetarët tanë është mënyra më e mirë për t’i kuptuar nevojat dhe problemet e tyre, por edhe për t’i informuar për projektet dhe iniciativat që po i realizojmë”, tha kryetarja Shubariq.
Qytetarët e interesuar për të biseduar me kryetaren e komunës mund të regjistrohen duke i lënë të dhënat e tyre në shkrimoren e komunës, pas së cilës do të njoftohen se kur duhet të vijnë për bisedë.