Komuna e Graçanicës edhe në vitin 2025 do të jetë mbështetja dhe do të vazhdojë të kujdeset për individët dhe familjet e cenueshme sociale edhe në vitin 2025, duke e konsideruar këtë lloj ndihme si një nga prioritetet e saja.
Me këtë qëllim, kryetarja e komunës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, e shoqëruar nga drejtori i Administratës Nikolla Marinkoviq, i vizituan sot dy familje në nevojë në Dobrotin.
Kryetarja Shubariq dhe drejtori Marinkoviq vizituan fillimisht Zllatën Jeftiq, e cila jeton vetëm që nga vdekja e bashkëshortit të saj. Komuna e ndihmoi duke ia blerë një sobë me lëndë djegëse të ngurtë, të cilën Zllata nuk mundi ta blinte vetë nga pensioni i trashëguar i burrit të saj.
Më pas ata e vizituan familjen shtatëanëtarëshe të rrezikuar sociale të Zhivorad Zhiviqit, të cilit iu dorëzua një pako me produkte themelore.
Sipas kryetares Shubariq, pushteti lokal do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për individët dhe familjet e cenueshme sociale këtë vit, në mënyrë që t’ua lehtësojë kushtet e jetesës.
“Shumë familje në situata të vështira do të marrin ndihmë përmes formave të ndryshme të përfitimeve sociale,” tha Shubariq.