Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.
Anëtarët e Komitetit fillimisht e miratuan njëzëri procesverbalin nga mbledhja e parë e rregullt e mbajtur më 9 janar, ku pastaj anëtarët e Komitetit diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet në territorin e Komunës së Graçanicës.
Një nga problemet prioritare të theksuara ishte zgjidhja e problemit të kanalizimit në Lagjen rome në Graçanicë, për të cilin Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike ndërhyri disa herë në terren dhe u bëri thirrje banorëve që mbeturinat komunale t’i hedhin në hapësira të caktuara dhe jo në kanalizim për të shmangur probleme të reja.
Në mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Komunitete u konstatua se Raporti vjetor për punën e Komitetit është miratuar njëzëri në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gërçanicës dhe se me propozim të OSBE-së në periudhën e ardhshme do të formohet një komision tranëtarësh për të punuar në hartimin e planit të punës për vitin 2025.