Sot në kishën e Shën Petkës në Llapllasellë, në prani të familjarëve të viktimave, përfaqësuesve lokalë dhe qytetarëve, janë shënuar 24 vjet nga vdekja e 12 udhëtarëve të autobusit të Nish Express në Livadice afër Podujevës. Në përkujtimoren mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq me bashkëpunëtorë.
Pas përkujtimores në kishën e Shën Petkës në Llapllasellë u mbajt orë letrare e organizuar nga Bashkësia Kulturore Arsimore e Kosovës dhe Metohisë dhe më pas u vendosën kurora me lule në varrin e të ndjerës Mirjana Dragoviq.
Viktimat u nderuan nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, e cila pas përkujtimores vendosi kurorë lulesh në varrin e së ndjerës Mirjana Dragoviq.
“Sot na kujtohet ende krimi në të cilin vdiqën 12 persona dhe për të cilin askush nuk u mbajt përgjegjës. Komuniteti ndërkombëtar hesht, policia e Kosovës hesht, por është e rëndësishme që ne të mos heshtim. Jemi këtu për të marrë pjesë gjithmonë në përkujtim në këtë ditë, për t’i kujtuar ata. Ky krim ka mbetur thellë i ngulitur në ndërgjegjen e të gjithëve dhe këtë vetëdije duhet ta kenë edhe brezat tanë që kujtimi i të vuajturve të jetë i qëndrueshëm. Livadice është vetëm një nga krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe me të cilin askush nuk merret për më shumë se dy dekada. Zoti u dhashtë fuqi familjeve që ta durojnë dhimbjen e tyre për humbjen e njerëzve të tyre të dashur”, tha kryetarja Shubariq sot në Llapllasellë.
Në prani të familjarëve të viktimës Mirjana Dragoviq, vendasve dhe të mbijetuarve të sulmit në Livadicë, përkujtimoren për viktimat e kreu prifti Bojan Krstiq, ndërsa organizatorë të përkujtimit të viktimave këtë vit janë Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit dhe Bashkësia Kulturore dhe Arsimore e Kosovës.
Me aktivizimin e një mine në rrugën kryesore Nish – Prishtinë, në fshatin Livadice, afër Podujevës, në këtë ditë të 24 viteve më parë, u hodh në erë autobusi i parë nga gjashtë autobusët, kryesisht të zhvendosurit serbë nga Kosova, të cilët po udhëtonin për në Ditën e Shpirtrave, të shoqëruar nga KFOR-i. Në atë sulm u vranë 12 persona, ndërsa u plagosën 43. Viktima më e re ishte Danillo Cokiq dy vjeçar.