Një dërgesë e re me naftë për fund të sezonit të ngrohjes është dorëzuar sot në Qendrën arsimore në Llapllasellë. Nafta për ngrohje është siguruar nga Komuna e Graçanicës përmes Drejtorisë së Arsimit.
Në Qendrën arsimore në Llapllasellë janë të vendosura tre institucione arsimore – Shkolla e muzikës dhe Shkolla e bujqësisë dhe një degë e Fakultetit të bujqësisë. Komuna e Graçanicës u ka dorëzuar 2000 litra naftë për fund të sezonit të ngrohjes.