Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, priti shefen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë, Ana Rostocka, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin e kaluar dhe të ardhshëm.
Në një bisedë të hapur dhe konstruktive, kryetarja Shubariq e informoi shefen e IOM-it për gjendjen aktuale në komunën tonë.
Ndër të tjera, u diskutua për vazhdimin e programit “Kthimi dhe riintegrimi në Kosovë”, i cili përfshin ndërtimin e shtëpive për të kthyerit dhe personat e zhvendosur brenda vendit.
Kryetarja Shubariq theksoi se Komuna e Graçanicës ka një bashkëpunim shumë të suksesshëm me IOM-in dhe se në kuadër të programit të lartpërmendur janë realizuar projektet e shumta, shumica e të cilave kanë qenë në formë të granteve për fillimin apo zgjerimin e bizneseve si pjesë e Programit të stabilizim të komunitetit të BE-së.
U diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e arsimit, ndërsa në takimin e sotëm mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Kulturë, Brankica Niqiq.