Filloi shpërndarja e materialeve ndërtimorr. Kryetarja Shubariq vizitoi familjen Jovanoviq
Me shpërndarjen e materialit ndërtimor për familjet Jovanoviq dhe Guxhiq në Dobrotin të Komunës së Graçanicës filloi procesi i shpërndarjes me të cilin janë përfshirë 88 familje.
Sot, kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Urbanizmit, Alleksandra Gjekiq dhe këshilltarin Sasha Daniq, vizotoi familjen Jovanoviq në Dobrotin, të cilës iu është ndarë materiali ndërtimor për adaptimin e shtëpisë.
Me këtë rast, kryetarja Shubariq tha se shpërndarja e materialit ndërtimor është vazhdimi i kujdesit të vazhdueshëm i Komunës së Graçanicës ndaj popullatës me qëllim të strehimit të tyre dhe krijimit të kushteve më të mira të banimit.
“Me vjen mirë që me shpërndarjen e materialit ndërtimor filluam para festës së Pashkëve dhe në këtë mënyrë kemi sjellë gëzim në shtëpitë e familjeve që prisnin ndihmën tonë për të krijuar kushte më të mira jetese në shtëpitë e tyre. Shpresoj dhe besoj se të gjitha familjet që do të marrin ndihmë në formë të materialit ndërtimor do të jenë të kënaqura dhe se do të jetë një arsye më shumë që ata ta lidhin të ardhmen e familjeve të tyre me këtë hapësirë”, tha kryetarja Shubariq.
Materialin ndërtimor për rregullimin e shtëpisë nga Komuna e Graçanicës e mori edhe familja Guxhiq në Dobrotin, ndërsa në periudhën e ardhshme materialin ndërtimor do ta marrin të gjitha familjet të cilat me vendim të komisionit e fituan të drejtën për këtë pas thirrjes publike të Komunës së Graçanicës të shpallur në dhjetor të vitit të kaluar.
Të drejtën për të aplikuar e kishin: individët dhe familjet që kishin nevojë për adaptim dhe rinovim të banesave ekzistuese, që kishin një hapësirë banimi nën standardet e strehimit social dhe që jetonin në banesa që kërcënonin sigurinë e tyre.