Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, ua uroi Pashkët të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks dhe katolik, të cilët këtë vit e festojnë në të njëjtën ditë këtë festë më të gëzuar krishtere.
“Me shumë gëzim ju uroj festën e festive, Ngjalljen e Zotit Jezu Krisht. Le të na frymëzojnë Pashkët përgjithmonë që të jemi dëshmitarë të gëzimit duke kultivuar virtytet më të mëdha të paqes, dashurisë dhe harmonisë, sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta mund t’i kapërcejmë të gjitha sfidat me të cilat përballemi. Në këto ditë të bekuara, kur mblidhemi rreth dashurisë dhe faljes së Krishtit në një frymë paqeje dhe harmonie, uroj që të qëndrojmë së bashku në rrugën e unitetit, dhembshurisë dhe dashurisë që duhet të mbizotërojë mbi urrejtjen, tradhtinë dhe të gjitha dobësitë njerëzore. Me urimin tim të sinqertë që këtë festë ta kaloni me shëndet në lumturinë e shtëpisë tuaj familjare, duke festuar jetën dhe duke përhapur gëzim, edhe një herë ju shpreh urimet e mia më të ngrohta me rastin e Pashkëve.
“Krishti u ringjall!”