Komuna Gracanice, njofton tatimpaguesit që janë të regjistruar në sistemin e tatimit në pronë me numra personal të Republikës së Kosovës se mund të nxjerrin faturën e tatimit në pronë drejtpërdrejt në platformën e-KOSOVA në linkun https://ekosova.rks-gov.net/ ose duke u paraqitur personalisht në komunën ku edhe janë pronarë/e ose posedues/e të pronës së paluajtshme.
Pagesa e Tatimit në Pronë mund të bëhet në:
- Në ndonjë nga bankat e licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
- Përmes E-Banking.
- Përmes platformës eKosova.
- Në Postën e Kosovës apo institucione tjera të licencuara në Kosovë.
- Nëse nuk jetoni në Kosovë, shfrytëzoni alternativa tjera të pagesës.
Gjithashtu rikujtojm të gjithë tatimpaguesit që nuk e kanë bërë pagesën e tatimit në pronë, që pagesën ta bëni me kohë, që të shmangni llogaritjen e interesit dhe gjobës.
Pagesa e tatimit në pronë për personat fizik rezidentë (që kanë numër personal të Republikës së Kosovës), mund të bëhet në dy këste të barabarta dhe atë:
- Kësti i parë mund të paguhet deri me 30 Prill 2025, dhe
- Kësti i dytë mund të paguhet deri me 30 Shtator 2025
Për personat fizik jo-rezident (pa numër personal të Republikës së Kosovës, ose me numër personal të një shteti të tjetër të huaj) tatimi në pronë mund të paguhet në një këst të vetëm, më së largu në datën 30 shtator 2025.
Nëse pagesa nuk paguhet sipas afateve si më lartë pason llogaritja e gjobës dhe interesit si në vijim:
- Në shumën e tatimit të secilit këst të pa paguar llogaritet një gjobë prej 10%.
- Në shumën e tatimit të secilit këst të pa paguar llogaritet interesi në baza mujore prej 0.65%.