Me ftesë të Institutit të Lavërtarisë dhe Perimtarisë nga Novi Sadi, përfaqësuesit e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë së Komunës së Graçanicës dhe Kooperativës bujqësore të Graçanicës morën pjesë në manifestimin “Ditët e fushës së drithërave të kashtës, kulturave foragjere dhe kolzës vajore” në fshatin Rimski Šančevi pranë Novi Sadit.
Prania e përfaqësuesve të komunës sonë ishte një mundësi unike për të mësuar rreth arritjeve më të fundit në fushën e këtij prodhimi bujqësor. Në parcelat eksperimentale të Institutit të Lavërtarisë dhe Perimtarisë, ata patën mundësinë t’i shihnin llojet e shumta të grurit, kulturave foragjere dhe kollës vajore.
Gjithashtu, si pjesë e vizitës, ata patën mundësinë t’i dëgjonin leksionet ekspertësh mbi metodat moderne të kultivimit dhe ruajtjes së cilësisë së tokës.
Siç theksoi edhe Drejtoria Komunale e Bujqësisë, njohuritë dhe kontaktet e fituara janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë lokale.
Shtohet se Sektori Komunal i Bujqësisë do të vazhdojë të përpiqet të marrë pjesë në ngjarje dhe edukime të tilla profesionale në të ardhmen, me qëllim që t’u ofrojë fermerëve informata më të mira rreth prodhimit modern.