Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори

U mbajt Këshilli për Siguri

Mbledhja e parë e rregullt e Këshillit për Siguri në Bashkësi, e kryesuar nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës.

Në fillim të mbledhjes, u miratua procesverbali i mbledhjes së dytë të rregullt të Këshillit të Sigurisë në Bashkësi, pas së cilës u hap diskutimi mbi gjendjen e sigurisë në Komunën e Graçanicës.

Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, tha në mbledhjen e këshillit se qytetarët e Komunës së Graçanicës janë të shqetësuar në lidhje me gjendjen e përgjithshme të sigurisë, pasi incidente të shumta në Kosovë, veçanërisht në veri, reflektohen edhe në mesin e popullsisë së Komunës së Graçanicës. Ajo i informoi të pranishmit në sallë se këtë mëngjes Komuna e Graçanicës mori informacion se një shqiptar në rrugën Graçanicë-Hajvali, me iniciativën e tij dhe pa dijeninë e familjes dhe qeverisë lokale, hoqi një memorial kushtuar vajzës së ndjerë, i cili kishte qenë në tokë publike për më shumë se 30 vjet.

Sipas kryetares Shubariq, ekipi i inspekcionit ka dalë në terren dhe së shpejti pritet një raport mbi rrethanat. Sipas informacioneve fillestare, kjo është një pjesë e rrugës pranë së cilës shqiptari bleu një pronë dhe filloi punimet ndërtimore kur ndodhi edhe heqja e këtij monumenti. Ajo i bëri thirrje Policisë, si dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, që të përfshihen në zgjidhjen e këtij incidenti, i cili e ka mërzitur më tej familjen e vajzës së ndjerë. U theksua se shqiptari nuk ka leje komunale për ekzekutimin e punimeve.

Nga ana tjetër, komandanti i Stacionit të policisë së Graçanicës, Bratisllav Trajkoviq, tha se Policia nuk ka marrë asnjë raport lidhur me këtë rast, por shtoi se i njëjti do të hetohet. Ai e këshilloi kryetaren e komunës të mos i ftojë përfaqësuesit ndërkombëtarë të përfshihen në këtë rast sepse, siç tha ai, “ata nuk janë kompetentë”, por t’ia lënë këtë punë Policisë dhe organeve të Inspekcionit.

“Ne duhet ta zgjidhim këtë. Nuk ka askush nga bashkësia ndërkombëtare për ta zgjidhur këtë. Ata nuk janë kompetentë, vetëm Policia dhe Inspekcioni. Ata nuk mund të bëjnë asgjë. Ata nuk e zbatojnë ligjin. Ne e zbatojmë ligjin. E kam dërguar një patrullë në vendin e ngjarjes. Nuk mund të mbështetemi vazhdimisht tek të tjerët për t’i zgjidhur situatat për ne. Ne jemi ata që jemi një institucion shtetëror. Sa herë keni kërkuar dhe sa herë ata kanë thënë se mund ta zgjidhin”, tha Trajkoviq.

Kryetarja Shubariq thekoi se ishte obligimi i saj ta përcjellë informacionin që mori nga familja e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe se sipas mendimit të saj, edhe prania e bashkësisë ndërkombëtare në shumë situata është një faktor i rëndësishëm që ngjall siguri tek popullata. Siç tha kryetarja Shubariq, kjo është një hapësirë publike ku askush nuk mund të kryejë punë pa leje dhe të marrë vendime me iniciativën e vet.

“Sistemi i furnizimit me ujë është gjithashtu hapësirë publike, ku mbetëm pa ujë për tre ditë. Pse?”, u përgjigj Trajkoviq.

Trajkoviq tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë se situata e sigurisë në territorin e Komunës së Graçanicës në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 nuk kishte ndryshuar shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 “Stacioni i policisë ka hapur rreth 274 raste deri më tani. Kemi incidentet më të shumta në rrugën kryesore nga rrethrrotullimi në Çagllavicë deri në hyrje të Lipjanit, si dhe në Graçanicë dhe Llapllasellë. Sa i përket dhunës në familje, janë raportuar 12, 13 raste. Nga incidentet, kemi vjedhje dhe grabitje të rënda. Numri i aksidenteve rrugore është rritur në territorin tonë, por pa viktima për periudhën e raportuar”, raportoi Trajkoviq statistikat e Policisë.

Ai i kërkoi Komunës së Graçanicës ta shqyrtojë kërkesën e Policisë për heqjen e vazove të betonit përpara manastirit në Graçanicë, si dhe ta ndryshojë vendimin për rrugën njëkahëshe nga Stacioni i policisë deri te Banka Raiffeisen, sepse në këto pika kritike krijohen turma të mëdha që çojnë deri te pasiguria në trafik dhe e bëjnë punën e Policisë më të vështirë.

Në mbledhjen e parë të rregullt të Këshillit të Sigurisë në Bashkësi u diskutuan detajet teknike dhe të sigurisë në përgatitje për festimet e Vidovdanit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dokumentet
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Komiteti i Sigurisë
Komiteti për komunitete
Konkurset
Konkurset/Njoftimet
Konsultime Publike
Kryetari
Memorandum
Njoftim për anulim kontratë (B10)
Njoftim për informata shtesë (B08)
Njoftim për kontratë (B05)
Njoftimet
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës (B52)
Plani i prokurimit
Procesverbalet nga Komiteti i Komunitetit
Procesverbalet/Seanca
Projektet kapitale
Prokurimi
Raportet 3 Mujore
Raportet Financiare
Raportet Mujore
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Rregulloret
Seanca e jashtëzakonshme
Seanca të rregullta
Seancë/Komitet
Statuti
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje Publike
Vendimet
Vendimet
Седница Одбора за политику и финансије
Седнице/Одбори