Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Graçanicës njofton fermerët që kanë aplikuar për pagesa direkte për vitin 2025 që t‘i dorëzojnë vërtetimet për sasinë e farërave të shitura.
Konkursi është i hapur nga 1 gushti 2025 deri më 1 shtator 2025 deri në orën 16:00.
Konkursi është i hapur edhe për dhënien e subvencioneve për qumësht dhe mish.
Fermerët e dorëzojnë dokumentacionin në Zyrën Komunale për Bujqësi në ndërtesën e Qendrës tregtare në Graçanicë, ku mund t’i marrin edhe të gjitha informatat e nevojshme lidhur me pjesën e dytë të konkursit për subvencione bujqësore.
Vërejtje: Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, fermerët nuk i dorëzojnë faturat për plehun e përdorur. Ky lloj mbështetjeje përfshihet në pjesën e parë të subvencioneve që tashmë janë zbatuar.