Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, sot bisedoi me dhjetra qytetarë, të cilët patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt për problemet, propozimet, sugjerimet dhe sfidat e tyre me të cilat përballen.
Çdo javë, kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, bisedon me bashkëqytetarët e saj për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballen, të cilat janë të zgjidhshme brenda fushëveprimit të qeverisjes lokale.
Qytetarët që janë të interesuar për të biseduar me kryetaren e komunës mund të regjistrohen duke i lënë të dhënat e tyre në sportelin e komunës, pas së cilës do të informohen se kur duhet të vijnë për takim.