Diskutimi i fundit publik buxhetor mbi prioritetet për investimet kapitale në kuadër të Kornizës afatmesme buxhetore 2026-2028 u mbajt dje në Graçanicë.
Në diskutim që është dedikuar për banorët e Graçanicës, Badovcit të Ri, Sushicës dhe Kishnicës, pavarësisht thirrjeve, është paraqitur vetëm një banor i Sushicës, Marko Simiq, i cili në emër të fqinjëve të tij i paraqiti propozimet për investimet në këtë vend në Komunën e Graçanicës.
– Rregullimi i lumit përmes Sushicës dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit në disa vende, ndërtimi i trotuareve përgjatë disa rrugëve, instalimi i ndriçimit rrugor aty ku nuk ka dhe rindërtimi aty ku ka, rregullimi i parkut në qendër të fshatit si dhe parkut për fëmijë mbi këndin e lojërave, që përfshin furnizimin me rekuizita dhe rrethimin e tij, rinovimi i Shtëpisë së kulturës në Sushicë… ishin propozimet që Simiqi i paraqiti Grupit punues për hartimin e buxhetit, të kryesuar nga drejtori i Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente, Vlladica Trajkoviq dhe shefja e Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Ivana Llaziq.
Diskutimi publik buxhetor në Graçanicë ishte i njëmbëdhjeti me radhë, ndërsa diskutimet me qytetarët u mbajtën ditët e fundit në të gjitha vendet e Komunës së Graçanicës.
Këtë vit, ashtu si në vitet e kaluara, pavarësisht thirrjeve, përgjigjja e banorëve ishte e dobët.