Drejtorët dhe udhëheqësit e tjerë të Komunës së Graçanicës morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare e të Pagjeturve në qendër të Graçanicës.
Në këtë mënyrë, ata u bënë homazh të gjithë personave të zhdukur dhe të rrëmbyer në Kosovë, duke e kujtuar rëndësinë e këmbënguljes në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë për familjet e tyre.
Përfaqësuesja e Shoqatës së Familjeve të të Rrëmbyerve dhe të Zhdukurve, Sillvana Marinkoviq, theksoi se pasiguria, vuajtja dhe dhimbja e anëtarëve të familjeve zgjat tashmë 26 vjet.