Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niqiq, uruan nxënësit, mësuesit dhe profesorët për fillimin e vitit të ri shkollor, duke u uruar shumë suksese në arsimim dhe edukim.
“U dërgojmë urimet tona më të sinqerta të gjithë nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor. Ju urojmë shumë njohuri dhe suksese të reja. Shprehim mirënjohjen tonë për punonjësit e arsimit për përpjekjen dhe mbështetjen që u ofrojnë fëmijëve në rrugëtimin e tyre. Fëmijët janë e ardhmja dhe krenaria jonë dhe ne gjithmonë do të bëjmë çmos që ata të kenë fëmijërinë që e meritojnë”.
Kryetarja Shubariq dhe drejtoresha Niqiq u uruan veçanërisht nxënësve të klasës së parë një fillim të lumtur dhe një vit të suksesshëm shkollor.
“Sot fillon një kapitull i ri në jetën tuaj. Urojmë që çdo ditë në shkollë të jetë e mbushur me buzëqeshje, gëzim dhe miqësi të reja”, thuhet në mesazhin e përbashkët urimi që shënon fillimin e vitit shkollor.