Finalja e Mbrëmjeve të Graçanicës do të mbahet në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës së Graçanicës sonte nga ora 20:00. Organizatorët i ftojnë banorët të jenë pjesë e finales së këtij manifestimi që ka një traditë 40-vjeçare.
Mbrëmjet e Graçanicës janë pjesë e programit “Tingujt dhe ngjyrat e verës” të zbatuar nga Iniciativa Rinore e Graçanicës me mbështetjen e Komunës së Graçanicës.
ÇMIME TË DENJA janë siguruar për fituesit e Mbrëmjeve të Graçanicës!