Të mërkurën më 08.10.2025 prej orës 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës në Graçanicë do të mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Siç është njoftuar, për mbledhjen është planifikuar rendi i mëposhtëm i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e nëntë e rregullt, e mbajtur më datën 05.09.2025.
2. Informatat e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente.
3. Paraqitja e problemeve të komuniteteve nga ana e anëtarëve të Komitetit për Komunitete.
4. Të ndryshme.