Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubarqi, priti shkrimtarin e shquar Pero Zubacin dhe djalin e tij, shkrimtarin Millosh Zubac. Ata qëndrojnë në Kosovë me rastin e ngjarjes poetike “Llazar Vuçkoviq”.
Kryetarja Shubariq i falënderoi misafirët për vizitën dhe theksoi se është shumë e lumtur që mund t’i priste autorët, puna e të cilëve është me rëndësi të madhe për letërsinë dhe jetën kulturore serbe.
Gjatë takimit është biseduar për rëndësinë e leterësisë dhe kulturës në ruajtjen e identitetit, si dhe rëndësinë e ngjarjeve letrare që bashkojnë poetë dhe krijues nga rajone të ndryshme.
Pero dhe Millosh Zubac qëndrojnë në Kosovë me rastin e ngjarjes poetike “Llazar Vuçkoviq”, e cila mbahet këtu çdo vit dhe i bashkon poetët dhe shkrimtarët e shquar, duke ruajtur kujtimin e njërit prej poetëve më të rëndësishëm nga kjo hapësirë.
Pero Zubac është një poet, shkrimtar, përkthyes, skenarist dhe gazetar i shquar, i lindur në vitin 1945 në Nevesinjë. Dy vjet më parë, Zubacit iu dha Çmimi “Llazar Vuçkoviq” në Graçanicë për poezinë më të mirë të botuar në revistën “Stremljenje”, kur ai gjithashtu qëndronte këtu.
Djali i tij, Millosh Zubac, është një kantautor dhe shkrimtar i shquar. Dy albumet e tij bien në sy në veçanti – “Manastiret”, i cili merret me manastiret e Frushka Gorës dhe Vojvodinës, si dhe “Kosovske”, tema kryesore e të cilit është trashëgimia shpirtërore serbe në Kosovë dhe Metohi.