Komuna e Graçanicës ka siguruar një karrige të re, moderne stomatologjike dhe pajisje shoqëruese për Shtëpinë e shëndetit në Graçanicë, të cilat kryetarja e Komunës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Milliq, ia dorëzuan këtij institucioni në shfrytëzim.
Pajisjet stomatologjike iu dorëzuan zyrtarisht drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit të Graçanicës, dr. Mirjana Dimitrijeviq, në ditën kur festohet Dita e festës së mjekëve të Shën Kozmait dhe Damianit, gjë që i jep të gjithë ngjarjes një rëndësi të veçantë.
“Dje i dorëzuam Shtëpisë së shëndetit në Gushtericë një automjet sanitar të pajisur plotësisht, ndërsa donacioni i sotëm i pajisjeve stomatologjike për Shtëpinëe shëndetit në Graçanicë është një tjetër provë e angazhimit tonë për t’u ofruar qytetarëve kujdes shëndetësor cilësor dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor kushtet që i meritojnë”, tha kryetarja Shubariq. Shubariq shtoi se qeverisja lokale ka investuar shumë në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit në periudhën e kaluar, duke i konsideruar ato si përparësi, kryesisht për mbijetesën në këtë hapësirë dhe theksoi se do të mbetet kështu edhe në të ardhmen.
Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, dr. Mirjana Dimitrijeviq, falënderoi Komunën për mbështetjen e vazhdueshme dhe, siç tha ajo, për një donacion të vlefshëm.
“Pajisjet e reja do ta përmirësojnë ndjeshëm punën tonë, do të mundësojnë ndërhyrje më efikase dhe do ta rrisin cilësinë e shërbimeve stomatologjike”, tha Dimitrijeviq.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Milliq. tha se qeverisja lokale vazhdon të punojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunën tonë, se donacioni do t’i modernizojë shërbimet stomatologjike dhe se është veçanërisht e kënaqur që pajisjet u dhanë në ditën e Shëruesve të Shenjtë, shenjtorëve mbrojtës të mjekëve.
Letër urimi me rastin e Ditës së Mjekëve
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, u dërgoi urime të sinqerta të gjithë mjekëve, punonjësve mjekësorë dhe punonjësve shëndetësorë me rastin e Ditës së Mjekëve të Shëruesve të Shenjtë – Kozmait dhe Damianit. “Ju uroj që në punën tuaj fisnike, të ndiqni gjithmonë rrugën dhe shembullin e Martirëve të Shenjtë dhe Kozmait dhe Damianit, që është rruga e njerëzimit, sakrificës dhe kujdesit pa interes për njeriun. Ju uroj shëndet të mirë, këmbëngulje dhe që kjo ditë të jetë një nxitje për ju që të jeni edhe më të përkushtuar ndaj punës që bëni dhe që Mjekët e Shenjtë të na mbrojnë nga sfidat që na presin”.
“Faleminderit për përpjekjet tuaja të përditshme, profesionalizmin dhe përgjegjësinë me të cilën mbroni shëndetin e qytetarëve tanë”, tha kryetarja Shubariq.
Mjekët e Shenjtë – Kozmai dhe Damiani përkujtohen në të gjitha institucionet shëndetësore, pasi ata konsiderohen mbrojtës të profesionit mjekësor.
Sipas traditës, shenjtorët ndihmuan dhe trajtuan pa kërkuar asgjë në këmbim për hir të fitimit dhe pasurimit, por për hir të Zotit, prandaj ata njihen midis njerëzve si të Shenjtit.
Në ambientet e Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë, festa mjekësore e Shenjtorëve Kozma dhe Damian u shënua me prerjen e një torte festive në prani të punonjësve shëndetësorë. Tortën festive e ka përgatitur dentistja Jellena Popoviq.