Pas reshjeve të borës që ra gjatë natës në Komunën e Graçanicës, të gjitha rrugët janë të kalueshme, njofton Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Situatave Emergjente.
Drejtoria e Shërbimeve Publike i siguroi menjëherë sasitë e nevojshme të skorjes dhe kripës, gjë që krijoi kushte për një reagim të shpejtë në terren.
Pastrimi dhe spërkatja e rrugëve filloi gjatë natës dhe vazhdoi në orët e para të mëngjesit dhe po kryhet me ndihmën e makinerive në dispozicion, me qëllim të sigurimit të rrjedhës së qetë të trafikut, tha drejtori i Shërbimeve Publike, Goran Milliq, për Shërbimin Komunal të Informimit.
“Për shkak të shiut që ra më parë dhe temperaturave të ulëta, me qëllim të parandalimit të formimit të akullit, ne ndërhymë gjatë natës dhe spërkatëm rrugët me kripë dhe skorje në mënyrë parandaluese. Largimi i borës vazhdoi në orët e para të mëngjesit”, tha Milliq.
Milliq shtoi se nuk kishte probleme të mëdha pas shiut dhe borës, si dhe se ekipet ishin në terren duke monitoruar situatën.
Pjesëmarrësve të trafikut iu bë thirrje të jenë tepër të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit sipas kushteve të dimrit, pasi akulli dhe bora e lagësht janë ende të pranishme në disa pjesë.