Shërbimi i Tatimit i Komunës së Graçanicës njofton tatimpaguesit që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim për shtyrjen e afateve për lëshimin e faturave dhe pagimin e tatimit në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2026.
Afati për lëshimin e faturave shtyhet deri më 31 Mars 2026, ndërsa afati për pagimin e këstit të parë te tatimit shtyhet deri më 30 Qershor 2026.
Siç është cekur në arsyetimin e vendimit, shtyrja është bërë në mbështetje të mbrojtjes së interesit të tatimpaguesve dhe garantimit të administrimit të drejtë të tatimit në pronë, për shkak të ndryshimeve të konstatuara në kufijtë e zonave kadastrale, të cilat prekin dy apo më shumë komuna.