E Ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ana Prattipati, e vizitoi sot Komunën e Graçanicës, ku u takua me kryetarin e komunës Novak Zhiviq.
Ana Prattipati, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u takua me Novak Zhiviqin pas zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Graçanicës.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, e njoftoi znj. Ana Prattipati mbi sfidat me të cilat përballet qeverisja lokale dhe e renditi ndërtimin e bypass-it rreth Graçanicës si një nga planet prioritare të infrastrukturës, në të cilën, siç deklaroi ai në bisedë, mbështetja e Ambasadës Amerikane në Kosovë do të jetë me rëndësi të madhe.
Në një bisedë konstruktive midis kryetarit Zhiviq dhe znj. Prattipati, kryetari theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë ekologjike dhe ruajtjes së burimeve natyrore, si dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së mjedisit.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, i theksoi të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ana Prattipati, rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e respektimit të normave ligjore kur bëhet fjalë për Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore, Ligjin për të Drejtat e Komuniteteve, duke përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën për të ruajtur dhe shprehur publikisht identitetin kombëtar.
Kryetari Zhiviq vlerësoi se do të bëhen përpjekje për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë midis Komunës së Graçanicës dhe Ambasadës së SHBA-së, ndërsa të gjitha sfidat me të cilat përballet Komuna e Graçanicës dhe popullsia e saj do të shqyrtohen me kujdes.