Në Shtëpinë e kulturës u mbajt ngjarja e dhjetë “Veza më e fortë e Pashkëve”, me iniciativë dhe udhëhequr nga mësuesi pensionist, Ljubomir Maksimoviq, me mbështetjen e Komunës së Graçanicës.
Para sallës së mbushur të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë, edhe këtë vit, të hënën e Pashkëve, u mbajt gara e thyerjes së vezës së Pashkëve në kuadër të ngjarjes “Veza më e fortë e Pashkëve”, e cila u plotësua me një program të pasur kulturo-artistik.
Në emër të Komunës së Graçanicës, midis të pranishmëve ishte edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Graçanicës Novak Zhiviq, Dushan Petroviq dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsim dhe Kulturë, Brankica Niqiq.
Në një konkurencë të madhe që përfshinte gati tetëdhjetë garues, Damjan Ristiq fitoi kategorinë më të re, ndërsa Ivan Popoviq kishte vezën më të fortë në kategorinë mbi 15 vjeç.
Vezët e konkursit të Pashkëve u shenjtëruan së pari në portën e manastirit, pas së cilës u mbajt ceremonia në Shtëpinë e kulturës.
Në fillim të ngjarjes, pas performancës së korit “Millutin”, kryetarja e Shoqatës “Tradita përmes epokave”, Danijella Simonoviq, i dhuroi Ljubomir Maksimoviqit një pogaçë të Kosovës si simbol të traditës dhe unitetit.
Në prani të banorëve të Komunës së Graçanicës, përfaqësuesve lokalë të institucioneve dhe organizatave, ngjarjen e hapi mësuesi në pension Ljubomir Maksimoviq. Ai i falënderoi të gjithë, veçanërisht fëmijët, banorët dhe mediat, që e bënë këtë ngjarje të veçantë me praninë e tyre për një dekadë.
Në kuadlr të programit u shfaq edhe një dokumentar rreth aktivitetit “Veza më e bukur e Pashkëve”, i cili mbahet në Graçanicë tashmë që dhjetë vjet.
Kartat dhe mirënjohjet iu dhanë individëve dhe institucioneve të shquara, përfshirë Bibliotekën Kombëtare në Graçanicë, Teatrin Kombëtar të Prishtinës, Shërbimin Mjekësor të Urgjencës të Shtëpisë së shëndetit të Graçanicës, si dhe punonjësve shumëvjeçar të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë Nebojsha Simiq dhe Goran Andrejeviq.
Në kuadër të ngjarjes u mbajt edhe konkursi i artit me temën “Veza më e bukur e Pashkëve”, ndërsa më të mirëve në tre kategori iu dhanë ikona me bekimin e Dioqezës së Rashkës dhe të Prizrenit.
Në këtë ngjarje në Shtëpinë e kulturës në Graçanicë performuan ansambli rinor “Venac”, nxënës të shkollës së muzikës, solistë etno dhe Kori “Millutin”.