Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, u dërgoi një mesazh urimi të gjithë besimtarëve që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian.
“Me rastin e festës më të gëzueshme krishtere, Pashkëve, u dërgoj urimet e mia të sinqerta të gjithë besimtarëve ortodoksë, klerit dhe murgjve. Ju uroj që ditët festive t’i kalojnë në shëndet, paqe dhe harmoni familjare. Pashkët na kujtojnë vlerën e besimit dhe unitetit dhe shpresën se, pavarësisht sfidave, e mira gjithmonë gjen rrugën e saj. Janë pikërisht këto vlera që formojnë themelin dhe na japin forcën për të vazhduar.
Si kryetar i Komunës së Graçanicës, besoj se këmbëngulja nuk matet vetëm me atë që bëjmë, por edhe me atë që ndajmë, që janë vëmendja, mirëkuptimi dhe solidariteti.
Prandaj, le të jenë këto Pashkët një motiv për ne që të jemi njerëz më të mirë ndaj njëri-tjetrit çdo ditë”, tha kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, në mesazhin e tij të urimit, me përshëndetjen tradicionale:
“Krishti u ringjall – me të vërtetë u ringjall!”