Në Badovcin e Ri filloi Turneu i Pashkëve në futbollin e vogël, i cili edhe këtë vit mblodhi një numër të madh të ekipeve dhe dashamirësve të sportit. Turneu tradicionalisht organizohet me rastin e festës më të madhe krishtere, Pashkëve.
Komuna e Graçanicës mbështeti organizimin e turneut përmes Drejtorisë së Rinisë dhe Sportit, i cili siguroi kupa, medalje dhe komplete fanellash për tre ekipet më të mira.
Në prag të turneut, Drejtoria e Rinisë dhe Sportit punoi edhe në përmirësimin e kushteve në terren. U riparua gardhi rreth fushës së lojërave, u vendos një gardh mbrojtës pas portave dhe u rregullua tribuna për vizitorët. Gjithashtu, Drejtoria e Shërbimeve Publike zëvendësoi reflektorët, të cilët krijuan kushte që ndeshjet të luhen në mbrëmje, nëse është e nevojshme.
Drejtori i Drejtorisë së Rinisë dhe Sportit të Komunës së Graçanicës, Strahinja Aritonoviq, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje sportive.
“Para së gjithash, dua t’i përgëzoj organizatorët e turneut për organizimin e turneut në një nivel të lakmueshëm, gjë që konfirmohet nga numri i madh i ekipeve të regjistruara. Komuna e Graçanicës, si gjithmonë, do t’i mbështesë të gjitha ngjarjet sportive në territorin e komunës sonë. Ky turne është i rëndësishëm sepse tradicionalisht mbahet për festën më të madhe krishtere, Pashkët, prandaj edhe mesazhet e dërguara nga këtu janë në frymën e asaj feste”, tha Aritonoviq.
Organizatorët e turneut, të cilët janë të rinjtë e Badovcit të Ri, presin ndeshje interesante dhe cilësore, si dhe pjesëmarrje të madhe gjatë turneut.