Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Komunitete u mbajt në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës, ku u theksuan disa probleme mjedisore dhe infrastrukturore që duhet të zgjidhen në periudhën e ardhshme.
Në fillim të mbledhjes është miratuar procesverbali nga mbledhja e parë e rregullt, e mbajtur më 10 prill të këtij viti, ku pastaj është diskutuar situata aktuale në komunitete.
Me këtë rast, anëtarët e komitetit vunë në dukje disa probleme që duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Përfaqësuesi i komunitetit ashkali theksoi kositjen e parregullt të barit në rrugën e Sharrit dhe kërkoi nga NPK “Ekologjia” rregullimin e kësaj zone.
Gjatë mbledhjes u vu në dukje edhe problemi i shtigjeve të këmbësorëve të pashënuara, të cilat rrezikojnë sigurinë e këmbësorëve.
U kërkua edhe pastrimi i shtretërve të lumenjve nga bimësia dhe balta, ndërsa përfaqësuesit e komunitetit rom vunë në dukje edhe një herë problemin e derdhjes së ujërave të zeza në rrugën kryesore në Lagjen rome.
U ra dakord që përfaqësuesit e shërbimeve publike të Komunës së Graçanicës dhe të NPK “Ekologjia” të ftohen në mbledhjen e ardhshme me qëllim të informimit të anëtarëve të Komitetit lidhur me masat që po ndërmerren për zgjidhjen e problemeve të lartpërmendura.