Në sallën e Kuvendit të Komunës së Graçanicës u mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali nga mbledhja e dytë e rregullt, e mbajtur në fillim të majit të këtij viti.
Sipas rendit të ditës të miratuar, anëtarët e Komitetit duhej të diskutonin për problemet me të cilat përballen komunitetet e tyre, por askush nuk e mori fjalën lidhur me këtë.
Përfaqësuesi i komunitetit rom e vlerësoi punën e NPK “Ekologjia”, duke theksuar se punëtorët e kësaj ndërmarrje e kishin rregulluar plotësisht lagjen rome në prag të festimit të Bajramit. Ai theksoi se banorët ishin shumë të kënaqur me punën e bërë dhe përkushtimin e treguar.
Meqenëse nuk pati diskutime të tjera apo pyetje shtesë, kryesuesi i Komitetit, Aziz Karadollami, e mbylli mbledhjen.
Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të UNMIK-ut.