Grupi punues për hartimin e buxhetit të Komunës së Graçanicës do të organizojë diskutime publike me qytetarët mbi prioritetet për investime kapitale në kuadër të buxhett të Komunës së Graçanicës për vitin 2027.
Diskutimet do të mbahen nga 3 deri më 7 gusht 2026 dhe do të përfshijnë takime me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe arsimore, komuniteteve, si dhe banorët e të gjitha vendbanimeve të komunës.
Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në diskutime publike dhe të kontribuojnë me propozimet e tyre në planifikimin e buxhetit dhe përcaktimin e prioriteteve zhvillimore të Komunës së Graçanicës.
Kalendari i mbajtjes së diskutimeve publike është i bashkangjitur.