Takimi rajonal, i cili mblodhi aktivistët e shumtë të organizatave rome nga rajoni, mbahet në kuadër të projektit “Gjuha ime, e drejta e komunitetit tim në komunën time”, i mbështetur nga Komuna e Graçanicës dhe Ambasada zvicerane në Prishtinë.
Në konferencë theksua se objektivi kryesor i saj është zhvillimi dhe rritja e besimit mes komunitetit rom dhe komuniteteve të tjera, si dhe në institucione, përkatësisht standardizimi i gjuhës rome, ruajtja e kulturës dhe traditës rome, forcimi i kapaciteteve individuale, rritja e mundësive për vetëpunësim.
Pjesëmarrës në ditën e parë të konferencës ishte edhe kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, i cili tha se pushteti lokal rregullisht ndërmerrë hapa për të përmirësuar pozitën e komunitetit rom, por edhe të komuniteteve të tjera.
“Komuna e Graçanicës ka përfaqësues të komunitetit rom me pozita të larta në pushtetin ekzekutiv. Nga fillimi ne përpiqemi që t’i zgjidhim problemet e mëdha. Jemi pushteti i vetëm lokal në të cilin gjuha rome është në përdorim zyrtar. Me përgjegjësi pretendoj se jemi duke punësuar një numër të madh të romëve. Këto vende pune ndoshta janë më të vështira dhe më të këqija, por fakt është se ata duhet t’i plotësojnë kualifikimet e caktuara dhe disavantazhi më i madh është edukimi i romëve. E kemi hapur Qendrën edukative për fëmijët romë, kemi angazhuar dy përkthyes, por përgjegjësia i përket edhe prindërit që të insistojnë në shkollimin e fëmijëve të tyre, ndërsa obligimi i pushtetit lokal është të ofrojë mbështetje”, tha Kostiqi.
„Zvicra ka vendosur të mbështesë këtë projekt pas vendimit të Komunës së Graçanicës që gjuha rome të futet në përdorim zyrtar. Ne e kemi filluar projektin me shpresë se ajo mund të jetë një shembull për institucionet e tjera. Unë vij nga vendi ku përdoren katër gjuhë dhe e di pse përdorimi i gjuhës është shumë i rëndësishëm", tha ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, në këtë takim.
Komisioneri për gjuhët, Sllavisha Mlladenoviq, vlerësoi vendimin e Komunës së Graçanicës që gjuha rome të futet në përdorim zyrtar.
"Komuna e Graçanicës mund të përfaqësojë një shembull për të gjitha komunat e Kosovës, por edhe për rajonin. Shpresoj se nga ky takim do të dalin konkluzionet për të zbatuar praktika të ngjashme atje ku një numër i konsiderueshëm i romëve jeton", tha Mlladenoviq.
Në konferencë është shfaqur filmi dokumentar “Shumëgjuhësia” i DOKUFEST-it, i krijuar në bashkëpunim me Zyrën e komisionerit për gjuhët.
Ditën e parë të Konferencës rajonale u prezantua fjalori serbo-rom dhe është folur për arsimin e romëve. Në këtë takim morën pjesë aktivistët e organizatave rome nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Kosova. Një nga pjesëmarrësit ishte edhe Dragoljub Acakoviq, zëvendës drejtori i Zyrës për të drejtat e njeriut dhe të pakicave të Qeverisë së Serbisë dhe kyretari i Parlamentit botëror të romëve. Nëser, ditën e dytë të konferencës, tema do të jetë përfshirja sociale dhe kujdesi shëndetësor i romëve.
800×600
Konferenca rajonale dyditore mbi të drejtat e romëve, me theks në përdorimin e gjuhës rome, mbahet në Graçanicë në organizim të OJQ-së “Komunikimi për zhvillimin e shoqërisë” (CSD). Një nga pjesëmarrësit ishte edhe kryetari i komunës Vladeta Kostiq.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}