Kryetari Kostiq theksoi se buxheti i pushtetit lokal është gjysma më i vogël sesa nevojat reale. Ai tha se komuna përballet me shumë probleme, por njëkohësisht i dëgjoi banorët e këtyre fshatrave lidhur me prioritetet e tyre.
“Dy vjet mbrapa përpiqemi që t’i përmirësojmë disa gabime, duke investuar një shumë të madhe të mjeteve në infrastrukturën bazë dhe duke i rregulluar shtretërit e lumenjve në mënyrë që ta mbrojmë popullsinë nga fatkeqësitë natyrore. Sa i përket buxhetit, kemi në plan që, në një masë të madhe, të investojmë në asfaltimin e rrugëve lokale, ndriçimin rrugor, rregullimin e rrjetit të kanalizimit, aftësimin e rrjetit të ujësjellësit, me të cilin kemi më shumë probleme. Unë do të doja t’i dëgjoj nevojat tuaja, sepse vetëm kështu ne mund t’i përmbushim nevojat tuaja dhe t’ju ndihmojmë”, tha kryetari Kostiq.
Banorët e pranishëm të Kishnicës e falenderuan kryetarin Kostiq dhe të gjithë drejtorët për vëmendjen dhe ndihmën e treguar lidhur me ndërtimin e shkollës në këtë vend, por edhe për të gjitha nevojat dhe problemet me të cilat ata përballen. Një nga problemet në Kishnicë është sigurisht edhe nevoja e të rinjve për programe lidhur me aktivitetet shoqërore për të cilat ata janë të privuar.
Mangësitë në Sushicë, siç u theksuan në këtë takim, janë: shtrimi i disa rrugëve në mënyrë që jeta në këtë fshat të zhvillohet pa problem, renovimi dhe rrethimi i oborrit të shkollës, si dhe vendosja e rekuizitave për fëmijë në të njëjtin vend. Kanalizimi që kalon nëpër oborrin e shkollës, ku nxënësit lokalë mbajnë orën e edukatës fizike, gjithashtu paraqitet si një nga problemet më të mëdha.
Në takim u diskutua edhe për mbajtjen e takimeve të shpeshta, me insistim të pjesëmarrësve të këtij takimi, ku kryetari Kostiq, lidhur me këtë, tha që nga tetori do të bëhet zgjedha e përfaqësuesit e secilit fshat, zëvendësit të tij dhe disa anëtarëve të bordit lokal, në mënyrë që të krijohet një komunikim më i mirë me komunën, si dhe të zgjidhen problemet në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme kohore.
800×600
Në shkollën fillore "Ditët e Minatorit" dje në Shushicë u mbajt takimi publik me banorët e Sushicës, Kishnicës dhe Uglarit, në të cilin kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, kryesuesja e KK të Graçanicës, Brankica Kostiq dhe drejtorët e drejtorive paraqitën para të pranishmëve buxhetin për vitin 2017 dhe i njoftuan ato me mundësitë e punës së komunës.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}