Rrugët në Komunën e Graçanicës janë të kalueshme për trafikun. Ekipet e Departamentit të Shërbimeve Publike të Komunës së Graçanicës, në bashkëpunim me kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve, janë duke punuar në mënyrë aktive në terren për të siguruar që trafiku të zhvillohet pa pengesë.
„ Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë non-stop në terren. Kamionët dhe fuqia punëtore janë të angazhuara vazhdimisht dhe deri më tani nuk ka probleme të mëdha për shkak se rrugët janë të spërkatura në kohë me kripë dhe zhavor. Shoferët prapësëprapë i këshillojmë që ngasjen e automjeteve ta përshtatin kushteve të dimrit dhe t’i përdorin në mënyrë të detyrueshme gomat e dimrit për t’i siguruar të gjithë përdoruesit e rrugës. Një pjesë e ekipit të departamentit tonë këtë mëngjes është angazhuar në pastrimin e trotuareve përgjatë rrugës kryesore në Graçanicë “, tha për Shërbimin e Informimit të Komunës së Graçanicës drejtori i Departamentit komunal të Shërbimeve Publike, Vladica Trajkoviq.
Kamionët, sipas autoriteteve, gjatë ditës do t’i kalojnë të gjitha rrugët në Komunën e Graçanicës, në mënyrë që ata të jenë gjithashtu të pastruara nga bora.
Kripë dhe zhavor ka në sasi të mjaftueshme, kështu që shërbimet komunale janë të gatshme për reshjet e reja të borës që priten në ditët e ardhshme.
800×600
Të gjitha rrugët në Komunën e Graçanicës këtë mëngjes janë të kalueshme për trafikun. Nga Departamenti i Shërbimeve Publike raportojnë që në të gjitha rrugët është hedhur një sasi e mjaftueshme e zhavorit dhe kripës dhe këshillohen shoferët që vozitjen ta përshtatin me kushtet e dimrit.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}