Çfarë shihni si sukses apo arritje më të madhe të Komunës së Graçanicës, në vitin 2015?
Kjo sigurisht është vazhdimësia në punën e vetë komunës, sepse komuna në dy vitet e fundit doli nga anonimiteti dhe është bërë e njohur jashtë këtyre zonave, në rajon dhe më gjerë. Për Komunën e Graçanicës tashmë kanë dëgjuar të gjithë dhe është e sigurt se Komuna e Graçanicës është bërë mbi të gjitha një qendër administrative dhe kulturore ku mbledhjet korpusi serb në Kosovë.
Shumë projekte dhe ngjarje janë realizuar në vitin 2015. A jeni ju, si kryetar i komunës, të kënaqur me punën e drejtorive komunale?
Të gjithë treguesit tregojnë se Komuna e Graçanicës në vitin 2015 është komuna më e suksesshme në Kosovë. Unë nuk kam asnjë të drejtë të jem i pakënaqur, edhe pse qëndrimi im është se gjithmonë mund të jetë edhe më mirë. Sa i përket projekteve të realizuara në vitin 2015, ne kemi arritur që absolutisht t’i finalizojmë, përkatësisht t’i implementojmë të gjitha projektet e planifikuara me buxhet. Ato projekte që vijnë nga asetet burimore dhe janë planifikuar në vitin 2015 do të vazhdohen të zbatohen në vitin 2016.
Sot, Komuna e Graçanicës, ndryshe nga vitet e kaluara, ka të rinjtë shumë më të arsimuar të cilët janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësinë dhe për t’i luftuar me shumë problemet e trashëguara. A është kjo një potencial që mund të përmbushë planet tuaja kur bëhet fjalë për zhvillimin e komunës?
Sigurisht që potenciali më i madh i Komunës së Graçanicës janë njerëzit. Ka shumë njerëz të arsimuar dhe të rinjtë këtu sot, të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Në periudhën e kaluar komuna ka angazhuar një numër të madh të të rinjve të arsimuar dhe fokusi ynë definitivisht bazohet në këtë pjesë të popullatës sonë. Duke pasur parasysh se komuniteti serb në Kosovë që nga viti 1999 e ka humbur elitën, ne tani jemi në një pozicion që të fillojmë nga fillimi në krijimin e një elite të re, ku me siguri janë këta njerëz të rinj dhe të arsimuar. Ajo që Komuna e Graçanicës është duke u përpjekur të krijojë, krahas vendeve të punës për ata njerëz të arsimuar në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe administratës, një mjedis në të cilin njerëzit me diplomë universitare do t’i iniciojnë idetë të tyre specifike të biznesit. Ne përpiqemi që të krijojmë një mjedis në të cilin do t’u hapet mundësia kompanive për të treguar interes për të investuar kapitalin e tyre, me çka do të hapen vendet e punës në atë sektor real. Ajo që neve në aspektin psikologjik na mungon është vetë-iniciativa për të nisur një ide biznesi, si dhe për t’i realizuar të njëjtat.
Shumë individë, organizata joqeveritare, madje edhe institucione janë përpjekur shpesh që gjatë vitit 2015 t’ia ngjesin fajin Juve, por edhe punës së përgjithshme të Komunës së Graçanicës. Kemi pasur problem me Institutin 3E për ndotjen e pretenduar të liqeneve dhe thirrjen e forcave speciale Rosu pa dijeninë e Komunës së Graçanicës gjatë dëbimit nga banesat në Padalishtë, pastaj me sulmet dhe kërcënimet e vazhdueshme të udhëheqjes komunale dhe shumë më tepër. Si i shihni të gjithë ata që nuk merren me punën e tyre, por me punën e të tjerëve, duke u përpjekur që ta kundërshtojnë?
Komuna e Graçanicës i ka futur disa standarde të reja kur bëhet fjalë për organizatat joqeveritare, përkatësisht i ka përcaktuar qartë mënyrat e ndarjes së fondeve për organizatat joqeveritare. Supozoj se ngjitja e fajit dhe plasimi i informatave të rrema, siç ishte rasti me 3E Institutin, janë krijuar si rezultat i pakënaqësisë e këtyre organizatave fantazmë. Ata për hir të interesave personale apo interesave të dikujt tjetër në një periudhë të mëparshme ishin të financuara nga buxheti i Komunës së Graçanicës thjesht “për të shitur mjegullën". 3E Instituti dhe shumë organizata të tjera, të cilat ishin të financuara nga komuna, nuk kishin absolutisht asnjë kapacitet për këtë dhe shërbime të ngjashme për të cilat ishin të financuara. Gjithashtu, unë besoj se stabiliteti politik, ekonomik dhe ai i përgjithshëm e zbukuron Komunën e Graçanicës. Ne këtë stabilitet e kemi forcuar edhe më shumë. Unë supozoj se subjektet e caktuara politike që i humbën zgjedhjet dy vjet më parë në Komunën e Graçanicës nuk i pëlqen kjo dhe duke u munduar që me përhapjen e keqinformimit dhe panikut po përpiqen ta destabilizojnë komunën. Lidhur me këtë ata dështuan dhe kurrë nuk do ta arrijnë këtë, sepse se vitin e ardhshëm Komuna e Graçanicës do të futet edhe më fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe të rregullimit e të gjitha fushave që janë lënë pas dore me vite dhe për të cilat mungonte guximi politik të atyre që në atë kohë e udhëhiqnin komunën për tu ballafaquar me këto probleme. Jam i mendimit se pikërisht struktura udhëheqëse, pra struktura e atëhershme udhëheqëse ishte edhe iniciatore e krijimit të gjendjes së tillë, para se të gjitha, mendoj në fushën e banimit dhe uzurpimit të njësive të banimit. Në pyetjen tuaj se si i shoh unë të gjitha këto sulme dhe të gjitha këto struktura të cilat nuk janë duke bërë punën e tyre, por përpiqen që ta mohojnë ose ta hedhin një njollë në punën tonë, unë do të përgjigjem me një thënie të bukur e cila thotë: "Macja nuk merret me atë çfarë minjtë janë duke folur".
Gjatë vitit 2015, Komuna e Graçanicës me shumë suksese ka arritur që të përballet me shumë probleme të paparashikuara, të cilat e ngatërronin punën e përditshme të saj dhe në disa momente ndikoheshin në shtyerjen e realizimit të planeve. Këto ishin kryesisht përmbytjet. A e ka kaluar Komuna e Graçanicës në këtë periudhë, sipas mendimit tuaj, testin e rëndë të përgjegjësisë?
Në krahasim me sasinë e reshjeve, sasinë e ujit që ka kaluar nëpër komunën tonë, ne kemi pësuar dëme të caktuara që nuk janë të vogla, por në krahasim me shkallën e përmbytjeve mendoj se ky dëm është pothuajse minimal pikërisht për shkak të reagimit të shpejtë dhe në kohë të shërbimeve tona publike dhe të gjitha kompanive përgjegjëse shoqërore të mirëmbajtjes dhe individëve që ndihmuan atëherë. Të udhëhequr nga këto përvoja të këqija, ne menjëherë filluam me pastrimin e lumenjve dhe rrjedhave tona, përkatësisht të shtretërve të lumenjve që ishin të lëna pas dore.
Ne i pastruam shtretërit e lumenjve, forcuam muret dhe tani jemi dëshmitarë se përkundër reshjeve të mëdha, që pësuan pas kësaj, as në njoftim nuk kemi mundur të presim ndonjë problem, dhe as përmbytjet. Ajo që është e rëndësishme është se ne me këtë punë preventive arritëm që ta pastrojmë një numër të madh të kilometrave të lumenjve dhe se në vitet e ardhshme mund të them lirshëm në dekadën e ardhshme ne nuk duhet dhe nuk do të guxojmë që ta kemi një situatë siç e kemi pasur. Komuna e Graçanicës në situata të tilla është treguar shumë funksionale pavarësisht nga fakti se Komuna e Graçanicës nuk e ka kompaninë e saj komunale dhe nuk ka mekanizëm për të reaguar në situata të tilla, përveç ndihmës dhe punës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike aq sa ne jemi në gjendje që të përpiqemi që në kohë të dalim në terren jovetëm për të sanuar gjendjen, por edhe për të parandaluar situata të tilla.
Për herë të parë Komuna e Graçanicës në vitin 2015, pra gjatë mandatit tuaj, e festoi dhe e shënoi Ditën e komunës, Dita e Lindjes së Hyjlindëses Mari. A jeni të kënaqur me çdo gjë që përfshiu këtë ngjarje?
Komuna e Graçanicës deri në vitin 2015 ka pasur ditën e saj që ishte më 29 dhjetor dhe absolutisht ajo nuk përshtatet në imazhin e Graçanicës. Me vendim unanim të Kuvendit u miratua, përkatësisht u caktua si dita e re e Komunës Dita e Lindjes së Hyjlindëses Mari. Ne kemi pasur këtë vit në kuadër të festimit të Ditës së komunës një numër të madh të ngjarjeve, përkatësisht një seri të ngjarjeve kulturore, artistike dhe sportive. Fokusi atëherë, siç e dini, ka qenë në shkollat tona dhe institucionet arsimore që janë e ardhmja jonë. Unë jam i kënaqur me të gjithë ata që morën pjesë në organizimin e Ditës së komunës, por sidomos me vetë pjesëmarrësit të cilët ishin banorët tanë më të vegjël.
Për çka ka nevojë urgjente për të realizuar kur bëhet fjalë për përmirësimin e cilësisë së jetës së popullsisë së Komunës së Graçanicës në vitin 2016?
Projekti më urgjent, i cili duhet të zbatohet në Graçanicë është rindërtimi i rrjetit të ujësjellësit. Të gjithë jemi dëshmitarë se viti i kaluar u shënua me ndërprerjet e shpeshta apo dështimet në rrjetin e ujësjellësit që shkaktuan shkatërrimin e infrastrukturës në Graçanicë.
Unë duhet të ju kujtoj se rrjeti ekzistues i furnizimit me ujë është shumë i vjetruar diku rreth 30 dhe 40 vjet, ku edhe gypat janë prej azbest çimentos, që është absolutisht e papranueshme edhe nga aspekti shëndetësor për konsumatorët. Ne jemi duke folur me donatorë të huaj dhe rreth realizimit të këtij projekti. Komuna ka ndërmarrë të gjitha hapat dhe ne shpresojmë se në vitin e ardhshëm do të fillohet me hartimin e projekte të tilla. Unë personalisht, si kryetari i komunës, do të ishta shumë i kënaqur nëse në vitin 2016 e marrim pëlqimin e Ministrisë kompetente dhe Qeverisë në Prishtinë për miratimin e këtij projekti ose të paktën të fillohet me shpronësimin e tokës për ndërtimin e rrugës anësore rreth Graqanicës, sepse ne kemi shumë nevojë për një rrugë të tillë. Ne jemi të gjithë të njohur me faktin se, sidomos në mëngjes dhe pasdite, ekziston ngecja e madhe në trafik që zhvillohet përmes Graçanicës. Çfarë është më e rëndësishme sesa ngecja në trafik është se vetë Graçanica gjendet në zonën e mbrojtjes së UNESCO-s për shkak të afërsisë së manastirit. Absolutisht të gjitha avantazhet janë në anën tonë që projekti për rrugën anësore përreth Graçanicës të miratohet urgjentisht edhe nga Qeveria.
Çfarë është ajo që keni planifikuar për të bërë në vitin 2015 dhe për disa arsye ju nuk arritët këtë ta bëni?
Ajo që ishte planifikuar me buxhet për vitin 2015 në 90% të rasteve ishte realizuar, përveç disa projekteve të cilat janë paraparë nga të ardhurat burimore dhe të cilat do të transferohen në vitin 2016. Në vitin 2015 ne ishim vonuar me hartimin e kartës së strehimit social dhe këtë do të përpiqemi që ta zgjidhim në fillim të vitit 2016 dhe nëse e miratojmë atë në Kuvend, në mënyrë që të fillojmë me realizimin e kartës sociale të banimit për një periudhë prej tre vjetësh. Nëpërmjet kësaj karte të banimit do të përpiqemi për të zgjidhur këtë problem në një numër më të madh të rasteve, duke përfshirë rindërtimin dhe ndërtimin e njësive të caktuara të banimit individual dhe ndërtimin e njësive të banimit për banim kolektiv. Komuna e Graçanicës për herë të parë në vitin 2016, pasi që në vitin 2015 nuk arritëm të realizojmë atë, të përpiqet të ndërtojë ndërtesën e saj të parë të banimit pa ndihmën e ndonjë ministrie apo pa ndihmë nga jashtë.
Mesazhi juaj festiv për zyrtarët komunal dhe popullatën e Komunës së Graçanicës?
Të gjithë juve së bashku, para se gjithash, ju uroj shëndet dhe shumë suksese në punë, ndërsa zyrtarëve të komunës që në vitin e ardhshëm të jenë edhe më punëtorë.
800×600
Sipas të gjithë treguesve del se Komuna e Graçanicës në vitin 2015 është komuna më e suksesshme në Kosovë. Kryetari i saj, Vladeta Kostiq, ka arritur t’i pajtojë dallimet, ta nxjerrë komunën nga anonimiteti, t’i përcaktojë saktësisht prioritetet dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij t’i realizojë detyrat e zotuara, duke dëgjuar çdo ditë zërin e popullit të vet pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose fetare.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;}