Nga Departamenti i Urbanizmit dhe Planifikimit të Komunës së Graçanicës raportojnë se ka filluar procedura në realizimin e projektit – ndërtimi i rrjetit të kanalizimit prej Gushtericës së Poshtme deri tek Gusjterica e Epërme, në një gjatësi prej 560 metrash.
Implementimi i këtij projekti do të krijojë një mundësi teknike për të lidhur të gjithë shtëpitë familjare për një system të ri të kanalizimit.
Përveç krijimit të kushteve për të lidhur shtëpitë e banorëve të këtyre fshatrave për rrjetin e ri të kanalizimit, në kuadër të këtij projekti, dhe me qëllim të parandalimit të burimeve të sëmundjeve në mjedis, do të punohet edhe në kyçjen e pellgut , vendit në të cilin grumbullohen ujërat e zeza, në hyrjen e Gushtericës së Poshtme.
Sipas planit dinamik, përfundimi i punës pritet të jetë për 30 ditë pune.
Punimet kryhen nga Ndërmarrja private “NIN” nga Graçanica.
Punimet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit prej Gushtericës së Poshtme deri tek Gushterica e Epërme filluan sot.