Njoftohen bletarët nga territori i Komunës së Graçanicës, që kanë plotësuar kriteret për marrjen e subvencioneve, që ka filluar pagesa e tyre. Nga Departamenti i shërbimeve publike, bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Graçanicës njoftohet se të gjithë përfituesit e subvencioneve mund t’i marrin paratë në xhiro-llogarinë e tyre bankare.
Lista e bletarëve që fituan të drejtën për marrjen e subvencioneve është:
1. Zhivorad Petkoviq , 75 shoqëri bletësh,
2.Milivoje Trajkoviq, 57 shoqëri bletësh,
3. Ljubinko Zarkoviq, 22 shoqëri bletësh,
4. Çedomir Mladenoviq, 28 shoqëri bletësh.
Përmes pagesave direkte për njësi, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural do të realizojë pagesën prej 10 euro për shoqëri bletësh.
Ka filluar pagesa e subvencioneve për bletarët në territorin e Komunës së Graçanicës.