Kryetari i Komunës së Graçanicës në Prishtinë më datë 22.02.2010.e ka nënshkruar këtë Memorandum, kështu që Komuna e Graçanicës u bë antare e Agjensionit për zhvillim rajonal për Kosovën Qendrore.
Komuna e Graçanicës së bashku me komuna të tjera ,siq janë: Prishtina, Gllogoc, Fushë Kosova, Kastrioti, Podujeva dhe Shtime të cilat janë bërë antare të po të njejtit agjension. Shefi operativ i zyrës për lidhjen e Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson ka deklaruar se Komisioni Evropian i vjen mirë që Komuna e Graçanicës u bashkangjit procesit rajonal për zhvillim ekonomik të Bashkimit Evropian , siq kanë bërë edhe Komunat Kllokot dhe Ranillug .
“ Procesi rajonal i zhvillimit ekonomik të Bashkimit Evropian tregon se është kornizë për zhvillimin e partneritetit në bazë multietnike për zhvillim ekonomik – tha Kjartan Bjornson.
Kryetari i Bordit Administrativë i Agjensionit për zhvillim rajonal Isa Mustafa i uroi mirëseardhje Komunës së Graçanicës në procësin e antarsimit në zhvillimin rajonal të Bashkimit Evropian . Si dhe shtoi se ka ardhur koha e duhur që të plotësohen kërkesat e qytetarëve për përmirësimin e standardit jetësorë dhe kualitetit jetësorë.
Memorandumi ndërkomunal mbi Procesin e pranimit të zhvillimit ekonomik rajonal të Bashkimit Evropian