Në vizitë komunës ishte edhe ambasadori suedez Llars Freden, i cili shfrytëzoi rastin që gjatë kësaj vizitë t‘ia urojë fitoren kryetarit Bojan Stojanoviq në zgjedhje , dhe bëri pyetje kryetarit çka mendojnë njerëzit që jetojnë në Kosovë për të ardhmen .
Në këtë pyetje kryetari u mundua që t‘i jepë përgjigjet më të gjera , por ka theksuar situatën e komplikuar në të gjitha aspektet në Kosovë, në sistemin shëndetësor , në sistemin arsimor dhe në të gjitha institucionet që kanë probleme . Kryetari ka treguar interesim për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet komuna. Ambasadori u befasuar nga numri i madh i problemeve , të cilat nuk i kishte pritur , mirëpo ai tregoi vullnet të madh për t‘i ndihmuar komunës në sferatë ku ai mundet të ndikojë direkt. U falemnderuar që s‘ka pasur kritika në punën e KFOR –it suedez në Kosovë. Populli serb është i frikësuar për shkak të ngjarjeve të mëherëshme dhe për këtë arsye nuk i beson institucioneve , por gjithashtu ka vullnet për ndryshim dhe komuna në krye me kryetarin po mundohet që t‘a krijojë një jetë më të mirë, sigurtë dhe me prosperitet por popullin serb dhe të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfundoi kryetari Stojanoviq.
Urimi kryetarit për fitoren në zgjedhjet e mëparshme