Në sallën e Kuvendit Komunal të Graçanicës sot u mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Komunitete.
Mbledhja u kryesua nga përfaqësuesi i komunitetit rom dhe kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Milaim Eminoviq, i cili i njoftoi anëtarët së pari me rendin e paraparë të ditës.
U miratua procesverbali nga mbledhja e parë e jashtëzakonshme, e mbajtur më 6 qershor të këtij viti, ndërsa pastaj është diskutuar për gjendjen aktuale në komunitete.
Kryesuesi Eminoviq i njoftoi të pranishmit që më në fund, falë Komunës së Graçanicës, është zgjidhur problemi i regjistrimit të varrezave rome.
Mbledhja u ndoq nga zyrtari i arsimit, Boban Marinkoviq, i cili duke folur për komunitetin rom i njoftoi anëtarët e Komitetit për emisionin njëorësh të inicuar kohën e fundit në gjuhën rome në Radio Graçanicën. Sipas tij, me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës punohet në kohëzgjatjen e këtij emisioni për një orë shtesë, por edhe për nisjen e emisionit televiziv në gjuhën rome.
Në mbledhje u shqyrtua dhe u miratua raporti gjashtëmujor i punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim. Një nga temat e Komitetit për Komunitete ishte edhe gjendja aktuale në arsim dhe regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme.