Një duzinë qytetarësh sot biseduan me kryetarin e komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
Kryetari Popoviq po vazhdon me praktikën e takimeve me qytetarët një herë në javë, me qëllim të gjetjes së mundësive për zgjidhjen e problemeve që i shqetëson ata. Të gjithë shprehën kënaqësi që iu është dhënë mundësia tꞌia paraqesin problemet e tyre njeriut të parë të komunës.
Svetllana Mitiq erdhi te kryetari për të kërkuar nga ai një punë. Ajo është punëtore medicinare, por do të punonte çfarëdo punë vetëm për tꞌia siguruar vetes dhe nënës së saj, me të cilën jeton, ekzistencën.
“Jetojmë nga një pension i vogël invalidor në një shtëpi mjaft të vjetër. Unë kam nevojë për punë për të krijuar sa më shumë kushte normale të jetesës që është e mundur “.
Problemin e tyre ia paraqitën kryetarit edhe çifti Arsiq nga Graçanica, duke mos e specifikuar konkretisht për çka bëhet fjalë.
“Takimi kaloi shumë mirë dhe ne jemi të lumtur. Pres nga kryetari Popoviq që ta pranojë kërkesën tonë”, tha Predrag Arsiq.
Nga Kabineti i kryetarit thuhet se me pranimin e qytetarëve do të vazhdohet edhe të enjten e ardhshme.