Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti sot mbledhjen e pestë të rregullt. Duke respektuar masat e përcaktuara mbrojtëse, mbledhja u mbajt në sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës në Graçanicë.
Për të gjitha pikat e rendit të ditës asamblistët do të diskutojnë në mbledhjen e Kuvendit që do të mbahet sot.
Rend ii ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e rregullt, e mbajtur më datën 26.06.2020.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit gjashtëmujor financiar për vitin 2020, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Sllavisha Niçiq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për formimin e grupit punues për Planin e punës së Kuvendit Komunal të Graçanicës për vitin 2021, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit për zgjedhjen e këshillave lokale 2020, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e subvencioneve nga fusha e bujqësisë, me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndërrimin e destinimit të tokës për parcelat nr.1991/1, 1992, 2007/1, 2007/2, 2008/1, 2008/3 dhe 2008/4 ZK Graçanicë, me propozim të drejtoreshës së Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Mirjana Stanojeviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e:
– Rregullores nr.01/2020 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr.03-2018-KG për kushtet e përgjithshme për parcelim, rregullat dhe procedurën e ndërtimit të objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e komunës (nr. arkivor 2880/20 nga 11.06.2020) dhe
– Rregullores nr.03/18-KG për kushtet e përgjithshme për parcelim, rregullat dhe procedurën e ndërtimit të objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e komunës me ndryshimin dhe plotësimin nr.01/19/KG dhe 01/2020/KG (nr. arkivor 2879/20 nga 11.06.2020) (Teksti i pastruar) dhe të gjitha pasojat e mundshme juridike që ai akt i ka prodhuar, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të NKP „Еkologjia“ SH.A. Graçanicë, me propozim të drejtorit të NKP “Ekologjia” SH.A. Graçanicë, Igor Aritonoviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit Komunal të Aksionarëve të NKP “Ekologjia” SH.A. Graçanicë, me propozim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i çmimores së NKP “Ekologjia” SH.A. Graçanicë, me propozim të drejtorit të NKP “Ekologjia” SH.A. Graçanicë, Igor Aritonoviq.
- Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2019, me propozim të kryesuesit të KK të Graçanicës, Ljubisha Karaxhiq.
- Informacion për përfundimin e të gjysmëvjetorit të parë dhe fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, me propozim të drejtoreshes së Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës, Brankica Niqiq.
- Të ndryshme.