Kryetarja e komunës së Graçanicës, prof.dr. Ljiljana Shubariq, ua uroi të gjithë besimtarëve islamë, veçanërisht në komunën e Graçanicës, festën e Fitër Bajramit me urimin që ta kalojnë në shëndet, dashuri, gëzim dhe mirëqenie.
“Qoftë e bekuar dita e madhe, e cila përfaqëson përfundimin e muajit të agjërimit, me dëshirën për të kontribuar në paqen shpirtërore dhe të përgjithshme, mirëkuptimin, bashkimin. Komuna e Graçanicës është një administratë në të cilën respektohen dallimet fetare dhe kulturore dhe për këtë dëshirojmë të respektojmë dhe mirëkuptojmë njëri-tjetrin dhe gjithçka për të mirën e të gjithë qytetarëve”.
“Në emër të Komunës së Graçanicës dhe emrin tim, të gjithë besimtarëve islamë u dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e Fitër Bajramit, duke uruar që këtë festë të madhe ta festojnë me familjet dhe miqtë e tyre”.