Kabineti i kryetarit të komunës ka këto përgjegjësi:
- Ofron mbështetje administrative për kryetarin e komunës;
- Promovon zbatimin e dispozitave ligjore në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre, duke përfshirë të drejtën e kthimit;
- Kryen kontroll të brendshëm mbi shpenzimin e fondeve buxhetore dhe siguron efikasitetin dhe efektivitetin e funksionimit të institucionit;
- Informon publikun për punën e komunës, kryetarit të komunës dhe organeve të tjera komunale.